Hakerët Rusë hakuan hakerët Iranianë për të sulmuar vendet Perëndimore

Hakerët Rusë kanë hakuar një grup Iranian të spiunazhit kibernetik duke u kamufluar si këta të fundit dhe bërë sulmet e tyre ndaj disa vendeve të botës të duket sikur vinë nga Irani, Britania dhe SHBA.

Grupi Rus i njohur si Turla akuzohet nga autoritetet Estoneze dhe Çeke për operimin për llogari të FSB-së Ruse, ka përdorur mjetet Iraniane të hakimit dhe infrastrukturën e tyre kompjuterike për të hakuar organizata në të paktën 20 vende të botës në 18 muajt e fundit thanë zyrtarë të lartë Britanikë të sigurisë.

Fushatat e hakimit kanë qenë kryesisht aktive në Lindjen e Mesme por ka shënjestruar edhe Amerikën e Britaninë.

Zyrtarët Perëndimore renditin Rusinë dhe Irani si dy prej kërcënimeve më të mëdha në botë kibernetike krahas Kinës dhe Koresë së Veriut.

Ata thanë se nuk ka prova të një përplasjeje mes Turla dhe grupit Iranian APT34. Përkundrazi hakerët Rusë infiltruan infrastrukturën e këtij të fundit për të maskuar operacionet e tyre.

Veprimet e Turla tregojnë sesa e rrezikshme është ti atribuosh një sulm kibernetike një vend të huaj.

loading…