Ja pse duhet votuar Mirlinda Sopi Krasniqi, kandidatja e koalicionit AKR-Nisma-PD

Kandidatja për deputete nga koalicioni AKR-Nisma-PD, Mirlinda Sopi Krasniqi, thotë se programi i AKR-së mundëson hapjen e tri platformave agroekonomike (gjatë katër vjetëve të qeverisjes), në kuadër të së cilave do të ketë shkollë të mesme profesionale, laboratorë dhe objekte procesuese – prodhuese për produkte bujqësore (mish dhe produkte nga mishi, qumësht dhe produkte nga qumështi, pemë dhe perimee, materiale paketues).

Sipas saj, këto qendra do të bashkëpunojnë me fshatarin dhe pronarët e tokave, si dhe fermerët për të siguruar kualitet përmes certifikimeve ndërkombëtare.

“ Të gjithë fermerët do të kenë të garantuar shitjen e produkteve të tyre përderi sa punojnë sipas standardeve të caktura si dhe do të kenë çmime të garantuara preferenciale”, ka thënë Mirlinda Sopi Krasniqi.

Mirlinda Sopi Krasniqi kandidon në listën zgjedhor të koalicionit AKR-Nisma-PD me numrin rendor 6. /Ballkani.info/

loading…