“Le të shkon Lumezi, le të vjen Elezi”, Kurti glorifikon prokurorin që iku nga Kosova dhe i la punët në gjysmë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur të hënën për largimin e prokurorit Elez Blakajt nga Kosova për shkak të kërcënimeve.

Kurti e ka glorifikuar figurën e Blakajt, të cilin ka thënë se e sheh si “simbol” të luftës kundër korrupsionit.

“Basketbollisti Lumezi nuk reagoi për sulmin ndaj prokurorit Blakaj”, ka thënë Kurti. “191 kolegë të tij heshtën për sulmin e ish-kryeministrit ndaj Blakajt. Po të ishte Lumezi vetëm 5 minuta kryeprokuror ne do duhej të ishim tani në këto momente duke shikuar lajmet. Por ai nuk është kryeprokuror i shtetit, ai është vegël”.

Më pas Kurti ka thënë se do punojnë që të shkarkojnë Lumezin. Ai madje bëri një lojë me fjalë që të tregonte se si Elez Blakaj do kthehej në Kosovë në momentin kur do shkarkohet Aleskandër Lumezi.

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, ka thënë Kurti.

Blakaj ishte larguar nga Kosova si pasojë e ndërhyrjeve nga Aleksandër Lumezi, kryeprokurori aktual i Kosovës, në punën e tij.

Ish-prokurori special, në gusht të vitit të kaluar, kishte deklaruar se Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka provuar ta frikësonte atë në lidhje me rastin “Pronto”.

Në një pjesë të deklaratës së tij në faqen e tij në Facebook, Blakaj kishte deklaruar se Kryeprokurori Lumezi kishte tentuar ta frikësonte me dërgim në komisionin disiplinor.

”…. Poashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nese nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të me dërgoj në komision disiplinor… ndërsa unë iu kam përgjigjur “Lirisht të parin dërgom mua, se kam problem fare”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

loading…