Ramiz Lladrovci bëhet gjysh (FOTO)
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është bërë gjysh.
Lladrovci ka publikuar fotografi në Facebook në rastin e lindjes së mbesës së tij.
“Erdhi Arla në jetë, mbesa ime! Përgëzime për Arlindën dhe Lapidarin. Qoftë e lumtur”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Kryetari i Drenasit njihet për shumë deklarata të cilat shpesh kanë qenë edhe në qender të vëmendjes. /Ballkani.info/