A është ky paralajmërimi goditës që s’ka koalicion LDK-VV? Ja çfarë shkruan Sveçla

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, duket që sapo i dha fund dilemës nëse kjo parti po shkon në koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Në një postim në Facebook ai ka lënë të kuptohet se nuk do të kundërshtohet vullneti i aktvistëve dhe përkrahësve të kësaj partie.

Kjo lexohet që VV nuk është e gatshme t’ia jap LDK-së pozitën e kryeministrit, shkruan Ballkani.info.

“Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet. Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e antarëve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës. Ka filluar numërimi mbrapsht. Të bashkuar në ditë të vështira, njejtë edhe në ditë të mira. Qeveria Kurti po vjen!”, ka shkruar ai.

Sot gjatë ditës janë takuar dy krerët e partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, kurse në mbrëmje Lutfi Haziri dhe Glauk Konjufca. /Ballkani.info/

loading…