Rama u kërkon dorëheqjen drejtorëve të Shkodrës: Nuk e kam personale…

“Nuk kam asgjë personale, me asnjë nga ju por këto ndryshime bëhen vetëm për të krijuar një imazh të ri të PS-së në Shkodër”. Me këto fjalë i është drejtuar kryeministri Edi Rama drejtorëve të qarkut Shkodër të cilët i mblodhi sot pasdite në një takim tek selia në Tiranë.

Rama u ka kërkuar atyre dorëheqjen nga postet që mbajnë. Kjo është një lëvizje e kryeministrit në përpjekje për të rregulluar imazhin e PS-së në kryeqendrën e vendit pas ‘njollës’ që la Valdrin Pjetri. Mësohet gjithashtu se Rama ka kërkuar që drejtorët e larguar t’i zëvendësojë me gra.

Ndërkohë që emri i drejtuesit politik të PS-së në këtë qark nuk është mësuar ende. Në media gjatë ditës pati raportime për 4 emra të mundshëm si zëvendësues të Valdrin Pjetrit. Ata janë Senida Mesi, Megi Ajtyresa, Astrit Beci dhe Zef Çuni.

loading…