Faik Ispahiu reagon ndaj Dardan Islamit, e quan shpifës

Gazetari Faik Ispahiu ka reaguar ndaj Dardan Islamit, pasi analisti politik deklaroi se është paditur nga Ispahiu për shkak të një shkrimi në Facebook, ku Islami po kujtonte një përvojë të para 18 vjetëve me gazetarin.

Islami muaj më parë kishte treguar se në vitin 2000 po kërkonte fonde nga ndërkombëtarët për të hapur radion “Urban FM” dhe i ka rënë të takohet me gazetarin, që punonte me një organizatë amerikane.

Sipas tij, gazetari Ispahiu atë kohë i kishte kërkuar një pjesë të donacioneve për vete dhe kishte kërkuar që fshehtas t’i ndahen edhe aksione në radion e re.

E nëpërmjet një shkrimi të tij në Facebook, Ispahiu e ka akuzuar Islamin për shpifje.

“Kam punuar me gati të gjitha mediat elektronike në Kosovë, me më shumë se 100 sosh! Kurr nuk kam pasur asnjë akuzë për kërkim ryshfeti nga askush – përpos nga Dardan Islami i Hamamit! Unë kurr nuk kam kërku as ryshfet as shërbim në shkëmbim për çfarëdo ndihme, donacioni apo granti. E që kam qenë dhe ende jam “ma i randë se tri deka në një ditë”- kam qenë dhe jam! Unë kur rri – rri; kur punoj – punoj. E kur dikush shpif – i drejtohem gjykatës”, ka shkruar Ispahiu, ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Ispahiut:

loading…