Andin Hoti për përformacën zhveshur të Fjolla Morinës në Skenderaj: Bac, falna!

Blerimi Latifi reagon për performancën ‘zhveshur’ të Fjolla Morinës: Mos e paragjykoni Drenicën

Vazhdojnë kritikat rreth koncertit të mbajtur mbrëmë në Skenderaj të organizuar nga Qendra Rinore e këtij qyteti.

Në këtë koncert është kritikuar performanca e këngëtares Fjolla Morina ku ajo u shfaq në një paraqitje pothuajse të zhveshur para fëmijëve të cilët kishin shkuar për ta përcjellur në këtë koncert.

Ka qenë deputeti i PDK-së dhe djali i Ukshin Hotit, Andini, i cili i ka kërkuar falje komandantit legjendar, Adem Jashari, shkruan Ballkani.info.

“Bac, falna”, ka shkruar shkurt Hoti, duke i postuar edhe fotografitë e Fjolla Morinës gjysmë e zhveshur para fëmijëve.

Për këtë ka reaguar edhe këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi.

Latifi ka shkruar se të gjithë ata që japin moral për këtë ngjarje i lënë fëmijët e tyre me telefona në dorë pa asnjë censurë.

“Në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit, i lënë fëmijët me telefona në dorë, pa asnjë censurë mbi youtube e rrjetet sociale, nuk bëjnë as përpjekjen minimale për t’ua nxitur kulturën e leximit dhe çohen e japin alarmin moral për një koncert koti të mbajtur në Skënderaj”.

Latifi i ka quajtur hipokritë të neveritshëm ata që po paragjykojnë Drenicën.

“Disa, madje, nuk e lëshojnë rastin të vjellin vnerë paragjykimesh mbi Drenicën dhe komunën. Hipokritë të neveritshëm”, ka shkruar Latifi. /Ballkani.info/

loading…