Me 3Z në deti (VIDEO)
Keqpërdorimi i veturave zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës është duke vazhduar. Sot gjatë ditës është raportuar për një veturë, personi në të cilën i ishte shtrirë në veturë. Tani në rrjete sociale, është duke qarkulluar një video, në të cilën shihen makinat zyrtare të parkuara në pjesën turistike të Durrësit, të njohur si Shkëmbi i Kavajës.
Në këtë video, shihen tre vetura me targa zyrtare të Kosovës. Dy nga veturat kanë targa 3Z, ndërsa njëra 1Z.
Siç duket, punonjësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur veturat e taksapaguesve për t’i kaluar pushimet private.