Pas Hummels, Dortmundi përgatit një tjetër rikthim të bujshëm
Mats Hummels mund të mos jetë rikthimi i vetëm për Dortmundin gjatë kësaj merkatoje vere.
Një tjetër emër i rëndësishëm që mund të zbarkojë në “shtëpi” është Ilkay Gundogan.
Manchester City kërkon që të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2020, por 28-vjeçari është ende i pavendosur dhe po mendon rikthimin në Bundesligë.
Turko-gjermani ka kaluar 6 vite me Dortmundin dhe ka një dashuri të madhe për atë ekip, ndërsa ka luajtur 4 sezone me kampionët e Anglisë duke fituar dy tituj kampion.
Gundogan ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon, nga të cilat 21 si titullar.