Adem Grabovci s’ka vota, tërhiqet nga gara për kryetar të degës së PDK-së në Pejë

Nesër në Pejë pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në këtë qytet.

Në nëndegët e PDK-së në këtë qytet procesi zgjedhor ka pasur probleme, ku shkaktar duket se kanë qenë militantët e Adem Grabovcit.

E kandidati kryesor që të zgjedhet nesër kryetar i degës së Pejës është nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se sipas të gjitha gjasave, Adem Grabovci nuk do të jetë kundërkandidat i Xhavit Halitit.

“Me gjasë Ademi Grabovci është tërhequr nga gara pasi që e ka parë se nuk ka mbështetje nga delegatët”, kanë thënë sonte këto burime.

Sipas tyre, Xhavit Haliti pritet të marrë rreth 150 vota nga rreth 200 delegatë sa pritet që nesër të marrin pjesë në proces zgjedhor.

Ballkani.info ka tentuar të flas me Adem Grabovcin, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat tona. /Ballkani.info/