Aksident i rëndë në Prishtinë afër AAK-së, ka të lënduar (FOTO)
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Prishtinë.
Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë qendrore të AAK-së.
Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se si rezultat i aksidentit, ka të lënduar.
Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë nisur drejt QKUK-së.
Ballkani.info ju sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes: