Ballkani e mposht me lehtësi Flamurtarin

Ka përfunduar ndeshja në mes të KF Ballkanit dhe Flamurtarit.

KF Ballkani dhe Flamurtari u përballën në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Ballkanasit fituan 2 me 0 ndaj Flamurtarit, duke u largua kështu katër pikë nga zona që dërgon prej rënies nga liga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në të dytën u shënuan dy.

Ajzeraj shënoi golin e parë në minutën e 59’-të, gjersa golin e dytë e realizoi Edvin Kuc (59’).

Ballkani gjendet aktualisht në vendin e tetë me 32 pikë, ndërsa Flamurtari në të nëntin me 29 sosh.

Kujtojmë se Gjilani dhe Drita do të përballen sonte nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e që do të jetë ndeshja kryesore e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.