Rita Ora kujton këngën që ia ndryshoi jetën para 7 vjetësh

Në vitin 2012, Rita Ora mori vëmendje ndërkombëtare duke ndryshuar tërësisht jetën.

“Hot Right Now” titullohet kënga që këngëtarja 28-vjeçare me origjinë shqiptare solli në bashkëpunim me DJ Fresh dhe u rendit në toplistat muzikore. Kjo këngë ka arritur gati 70 milionë klikime në YouTube.

Me anë të një postimi në Instagram Story, ajo ka risjellë në vëmendjen e fansave projektin muzikor duke treguar se po feston 7 vjetorin e famës.

“Gëzuar ditëlindjen për këngën që ndryshoi jetën time! Sot para 7 vitesh”, ka shkruar ajo.