Roberti tregon vendin e “çmendur” ku ka bërë dashuri, por me kë..

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë çift shumë i komentuar në shtyp.

Mbrëmë, Roberti ishte i ftuar në emisionin “Why not” bashkë me Kastro Zizion, me të cilin ka pak ditë që ka publikuar një duet.

Në një moment, ai u vu në siklet kur u pyet se cili ishte vendi më i çuditshëm ku ka bërë dashuri.

Roberti habiti të gjithë kur u përgjigj me “Të çuditshme janë të gjitha, por mund të them në shinat e trenit”.

Kujtojmë që aktualisht Roberti është i angazhuar në “Dance with me”, ku si partnere ka Leila Krajën.