Miqësia
Prishet miqësia me Taynës dhe Bardhit? Nuk ndiqen më as në rrjete sociale
Tashmë është bërë e shpeshtë që këngëtarët shqiptarë të kenë krisje ndërmjet vete.
Ka ndodhur me shumë prej tyre, ndonëse arsyet nuk i kanë zbuluar asnjëherë.
E një gjë e tillë siç shihet ka ndodhur së fundmi edhe me Bardhin e reperen Tayna.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/438171573_1116811406244953_4904867241796553618_n.jpg)
Ndonëse kanë qenë miq të mirë e kanë bashkëpunuar, ata duket se kanë prishur raportet.
Të paktën kështu kuptohet përmes rrjeteve sociale, ku më nuk ndiqen në Instagram.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/438159087_788672263374215_4396777843305025641_n.jpg)
Ata rreth tre muaj më parë sollën një këngë të re të titulluar “Unaza”, e cila numëron mbi 14 milionë klikime në YouTube.
Sido që të jetë, pritet të shihet se si qëndron e vërteta e tyre.