Lajmi i fundit
Evropiani i xhudos: Eliminohet edhe Akil Gjakova
Edhe Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudisti kosovar u mposht në raundin e dytë nga bullgari, Mark Hristov, në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Paraprakisht, Gjakova fitoi në raundin e parë ndaj sllovenit, Martin Hojak.
E sot garoi edhe Dardan Cena, i cili u eliminua në randin e dytë.