Albi Mall Superliga

Këtë fundjavë mbyllet kampionati, Gjilani apo Feronikeli’74 do të luajnë në barazh

Këtë vikend zhvillohet xhiroja e fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e cila tashmë është e sqaruar pothuaj 100 përqind.

 Ballkani është kampion i Kosovës, ndërsa Evropën e kanë siguruar edhe Llapi, Drita e Malisheva.

Nga Liga do të bien Liria e Fushë Kosova, shkruan Ballkani.info.

E vetmja dilemë që ka mbetur është barazhi. Dy skuadra që po luftojnë për këtë pozitë janë Feronikeli ’74 dhe Gjilani.

Feronikeli është në pozitën e 8-të pozitë kjo që dërgon në ndeshjen e barazhit ku luftohet për mbijetesë ndërsa Gjilani është një pozitë më lartë me vetëm një pikë më shumë dhe rrezikon shumë.

Gjilani duhet medoemos të fitojë ndeshjen e fundit ku ndeshet me Dukagjinin në Klinë çdo rezultat tjetër e rrezikon shumë. Në anën tjetër Feronikeli ’74 do të ndeshet me Fushë Kosovën dhe duke shpresuar në një dështim të Gjilanin po e kërkon mbijetesën në elitën e futbollit.

Në ndeshjet tjera përballën: Ballkani – Prishtina, Liria – Llapi dhe Drita – Malisheva.

Të gjitha ndeshjet luhen të dielën nga ora 15:00. /Ballkani.info