Serie A
Atalanta nuk ndalet, mposht edhe Sassuolon
Atalanta triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Sassuolo-s në takimin e javës së 25-të të Serie A.
Sfida e luajtur në “Gewiss Stadium” rezultoi shumë e luftuar, megjithatë në fund ishin vendasit ata që festuan.
Pasalic zhbllokoi takimin në minutën e 22’, duke kaluar Atalanta-n në avantazh.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Sassuolo fitoi penallti, që u mor përsipër të ekzekutohej nga Pinamonti, i cili u ndal dy herë nga Carnesecchi, pasi penallti u ripërsërit,
Në minutën e 58’ Koopmeiners gjeti rrugën drejt rrjetës, pas një aksioni model të vendasve, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.
Ndërsa Bakker realizoi një super goditje në minutën e 75’, duke shënuar golin e tretë të Atalanta-s dhe duke vulosur këtë sfidë.
Pas javës së 25-të Atalanta ruan ecurinë pozitive dhe renditet në vend të katërt me 45 pikë, ndërsa për Sassuolon që renditet në vend të 17-të me 20 pikë vazhdon kriza.
Sa u përket lojtarëve shqiptarë të këtyre dy skuadrave, kapiteni i Kombëtares “kuqezi”, Berat Gjimshiti vijon të jetë titullar i padiskutuar i Atalanta-s.
Ndërsa nga ana e Sassuolo-s, mesfushori “kuqezi” Nedim Bajrami e nisi këtë përballje si titullar dhe luajti deri në minutën e 60’, teksa mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla as në këtë përballje nuk debutoi me Sassuolo-n.