Letra e Haradinajt dërguar vendeve të Quintit bëhet lajm botëror, shkuan edhe NYT

Mediat më të mëdha ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi të madhe letrës që kryeministri Ramush Haradinaj i ka dërguar vendeve anëtare të Quintit lidhur me taksën.

E përditshmja më e madhe në botë, “The New Times” shkruan për idenë e hedhur sot nga Haradonaj i cili propozon që të mbahet konferencë ndërkombëtare për arritjen e marrveshjes finale me Serbinë do të normalizonte marrëdheniet ndërmjet dy shteteve, shkruan Ballkani.info.

“Ramush Haradinaj të hënën e ka publikuar letrën të cilën ua ka dërguar SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë, të njohur si vendet e Quintit, duke propozuar konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit me Serbinë”, shkruan NYT, duke iu referuar raportimit të agjencisë së lajmeve, Associated Press.

Sipas gazetës, Haradinaj ka thënë se do ta suspendonte taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, të vendosur në fund të vitit të kaluar dhe të cilën nuk do ta largojë derisa Beogradi të njeh sovranitetin e Kosovës dhe të ndalojë bllokimin e Kosovës në organizatat ndërkomvëtare.

“Kryeministri ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja do të duhej të garantonin që të arrihet marrëveshja dhe rezultati të implemtohet në terren”, shkruan në fund Neë York Times. /Ballkani.info/