Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake.
Në takim morën pjesë edhe kryetari i VV-së, njëherësh kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe drejtues të tjerë të kësaj partie.
“Në këtë takim diskutuam për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit dhe çështjet organizative të Lëvizjes sonë, me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve të brendshme, të shpallura më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e VV-së.
“Ky proces, i cili duhet të përmbyllet brenda gjashtë muajve, tashmë ka hyrë në fazën e përgatitjeve intensive. Qendrat tona janë duke hartuar kalendarët zgjedhorë, duke përditësuar listat e anëtarësisë dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për një proces gjithëpërfshirës, demokratik dhe të mirë organizuar”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Postimi i plotë:






