Futbollisti kosovar, Lufti Dalipi është përfshi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

Dalipi shënoi një gol në barazimin e Vaduzit 2:2 ndaj Lausanne.

Sulmuesi anësor u vlerësua me notën 8.9 në “Sofascore” dhe u fut në 11-shen e javës.

Kujtojmë që Dalipi është prurja më e re te Kosova dhe pritet që në muajin mars të vitit të ardhshëm të bëjë debutimin e tij.