Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Xhemajl Mustafën në përvjetorin e 26-të të vrasjes së tij, duke e cilësuar hero dhe patriot që ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës.
Abdixhiku ka vlerësuar kontributin e Mustafës si një nga themeluesit e LDK-së dhe bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Ibrahim Rugova, si edhe rolin e tij në informimin e botës për zhvillimet në Kosovë.
Ai ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së Mustafës, i cili u vra në vitin 2001, duke theksuar se familja e tij meriton të di kush qëndron pas këtij krimi.






