Liverpooli e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat bindës 4-0 në “Anfield”, duke i shkaktuar një debutim të hidhur trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

Kjo ishte fitorja e parë e Liverpoolit në shtëpi ndaj rivalit të madh në katër përballjet e fundit në Premierligë.

Ndeshja mori drejtim që në minutën e 10-të, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Alexander Isak, duke e lënë Manchester Unitedin me një lojtar më pak.

Liverpooli shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike.

Dominik Szoboszlai realizoi nga gjuajtja e lirë për 1-0, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Florian Wirtz dyfishoi rezultatin pas asistimit të Rio Ngumohas.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan dominimin dhe Rio Ngumoha shënoi golin e tretë, pas një aksioni të shpejtë të Liverpoolit.

Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Victor Munoz, pas një aksioni të bukur dhe asistimit të Florian Wirtz.

Kjo humbje e rëndon edhe më shumë situatën e Manchester Unitedit, që renditet në pozitën e 19-të në tabelë dhe ka regjistruar vetëm një fitore në kampionat këtë sezon.

Liverpooli është i katërti në tabelë, me 21 pikë, shtatë më pak se Arsenali, që është i pari.

Pochettino ka shumë punë për të bërë, pasi skuadra e tij aktualisht ka mbrojtjen më të dobët në pesë ligat kryesore evropiane.