vjedhje

40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur në një banesë në Prishtinë

40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur mbrëmjën e së hënës në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të identifikimit të dyshuarve”, thuhet nga Prokuroria.

Për këtë rast, policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh./Ballkani.info