​VV: SHBA nuk ka deklaruar se do t’i tërheqë trupat nga Kosova

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka dhënë detaje nga biseda e djeshme telefonike ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët Richard Grenell dhe Robert O’Brien.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të kryeministrit Kurti me ambasadorin O’Brien dhe ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë”, shkruan Manxhuka në Facebook.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon.

“Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, është shprehur ai.