​Vuçiq vazhdon me kritika ndaj Kamberit: Ai dëshiron bashkimin e Luginës me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka vazhduar me kritika ndaj deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, për Kosovën dhe Luginën e Preshevës.

Duke komentuar deklaratën e Kamberit i cili tha se “një Serbi e tillë nuk është e mirë edhe për vet serbët”, Vuçiq tha se deputeti shqiptar përveç që pajtohet me pavarësimin e Kosovës, kërkon edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me të.

”Sa i përket Kamberit, ai jo që pajtohet me pavarësinë e Kosovës, por ai mendon që Serbia ma e mirë është ajo Serbi kur të mbetet pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku kërkon që Lugina e Preshevës ti bashkohet territorit të Kosovës” – tha Vuçiq.

Këto komente presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i bëri në ceremoninë e shënimit të përfundimit të punimeve në ndërtimin e Kullës së Beogradit.

Më poshtë mundë të shikoni të plotë përgjigjen e Alleksandar Vuçiqit rreth deklarimeve të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi: