​Tuna në vaskë me të birin

Këngëtarja Altuna Sejdiu ka përfunduar pushimet të cilat i kishte nisur pas angazhimeve të shumta në fushën e muzikës.

Ajo kishte zgjedhur ishujt Mauritius, për të pushuar në këtë sezon.Pas këtyre pushimeve artistja shqiptare është kthyer pranë birit të saj Tian, me të cilin është shfaqur duke kaluar momente argëtimi.Tuna dhe Tian janë futur në të njëjtën vaskë duke bërë banjë.

Në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga Tuna, ajo ka shkruar se nuk ka dashuri më të madhe sesa ajo në mes nënës dhe djalit. “Nuk ka pasur kurrë, dhe nuk do të ketë, asgjë më speciale se sa dashuria mes nënës dhe djalit”, shkruan këngëtarja.

Altuna Sejdiu këtë vit ka qenë mjaft aktive sa i përket karrierës, ku ka publikuar edhe albumin muzikor me titull ‘Fortuna’ i cili është pritur mjaftë mirë nga fansat dhe kritikët.

loading…