​Tifozët e Interit në festë para “Giuseppe Meazzas”

Para ndeshjes së Interit me Sampdorian, tifozët e “Nerazzurëve” janë mbledhur para stadiumit “Giuseppe Meazza”, për të pritur skuadrën e tyre që ta festojnë titullin e 19 në histori të klubit.

Interi xhiron e kaluar e siguroi titullin e Serie A, pas barazimit të Atalantas 1:1 kundër Sassuolos, duke e ndalur kështu dominimin 11 vjeçar të Juventusit.

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Interit e Sampdorias, ku tanimë kampioni i Italisë pas pjesës së parë është duke udhëhequr me rezultat 3:1.