​Sveçla kërkon intervistimin e dy zyrtarëve të AKI-së të përfshirë në dëbimin e shtetasve turq

Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e sotme ka diskutuar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga shteti i Kosovës.

Edhepse në këtë komision ishte i ftuar presidenti i vendit Hashim Thaçi për t’u intervistuar lidhur me këtë çështje, ai nuk i është përgjigjur ftesës së komisionit.

Gjatë kësaj mbledhje kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla propozoi që të ftohen sërish për intervistim ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ai i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Ai madje shtoi se do të ishte mirë të ftonin për intervistim edhe dy zyrtarë të AKI-së, të cilët kishin marrë pjesë në deportimin e shtetasve turq, e që nuk janë ftuar asnjëherë deri më tash për raportim në komision.