​Selimi i fton deputetët të votojnë mocionin për rrëzim të qeverisë Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar votat e deputetëve për rrëzimin e Qeverisë.

Selimi ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, derisa ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në përmasa tragjike në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Ai ka thënë se VV dje ka hapur një shteg për të dalë nga kjo situatë e rënduar derisa ka kërkuar votat e deputetëve për rrëzimin e Qeverisë.

“Dështimi i juaj është në përmasa tragjike. Që kur erdhët në Qeveri e deri më sot ju e sollët vendin në rekorde të zeza. Këto janë statistike lufte, kur në luftë vriteshin 16 persona në ditë. Qeveria Kurti arriti të sjellë situatën në 0 raste në ditë, kjo ishte një arritje globale. Kjo ju bën juve të panevojshëm për të qeverisur por edhe të rrezikshëm për jetën e qytetarëve. Ju kemi paralajmëruar, ju gabuat me dashje prandaj kjo ua shton barrën dhe peshën e përgjegjësisë. VV dje ka hapur një shteg për të dalë nga kjo situatë, është mocioni për të larguar këtë qeveri të papërgjegjshme”, u shpreh ai”, është shprehur ai.