​Raporti spitalor: 60 të plagosur nga shpërthimet në Kabul VIDEO

Një spital në Kabul ka raportuar se rreth 60 të plagosur deri më tani janë shtruar në spital pas shpërthimeve në aeroport.

Sipas Guardian, duke cituar një gazetar në Kabul, raporti paraprak flet për 13 të vdekur.

Pas sulmit ka reaguar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Jam shumë i shqetësuar për lajmin e shpërthimit në Kabul dhe po e ndjek nga afër situatën. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Sigurimi i kalimit të sigurt në aeroport mbetet jetik. Ne duhet të sigurohemi që paqëndrueshmëria aktuale të mos çojë në një ringjallje të terrorizmit, ”shkroi Michel në Twitter.

Shefi i marrëdhënieve me publikun në Pentagon, John Kirby konfirmoi se kishte një shpërthim tjetër pranë aeroportit, pranë Hotel Baron. Ai tha se mund të konfirmonte se shpërthimi i parë në Abbey Gate, hyrja në aeroportin e Kabulit, ishte “rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në viktima të shumta amerikane dhe civile”.

Presidenti amerikan Joe Biden është në të ashtuquajturin një dhomë e situatës në Shtëpinë e Bardhë ku ai informohet për situatën në Afganistan, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Me të janë sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Ministri i Jashtëm Antony Blinken.

Një reporter i Guardian raportoi se një gazetar nga Kabuli i dërgoi një deklaratë të përkthyer nga zëdhënësi i talibanëve Zabiullah Mujahid duke thënë se talibanët kishin paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme nga grupet terroriste si ISIS.

“Talibanët janë të përkushtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk do të lejojnë që terroristët të përdorin Afganistanin si bazë për operacionet e tyre. Talibanët kanë paralajmëruar trupat amerikane për grupe të mundshme terroriste si ISIS”, tha Mujahid në një deklaratë.