​Pep: Jurgen, faleminderit që më bëre një trajner më të mirë

Manchester City fitoi titullin anglez tri xhiro para fundit të kampionatit.

Kjo është hera e tretë që skuadra angleze fiton titullin në katër sezonet e fundit nën dirigjimin e trajnerit Pep Guardiola.

Pep ishte ndër të parët që u përgëzua nga menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili kishte ndërprerë “sundimin” e tij në Premier Ligë për vetëm një sezon.

“Është e mrekullueshme nga ai, si dhe nga Carlo Ancelotti, i cili gjithashtu më uroi. Unë i admiroj të dy. Klopp ka qenë një frymëzim për mua për vite me radhë. Nga Dortmund në Liverpool më bëri një menaxher më të mirë sepse duke drejtuar dy rivalët e tij më të mëdhenj Bayern dhe City, unë u detyrova të mendoja shumë për ndeshjet dhe rivalët për shkak të tij. Faleminderit shumë, Jurgen, dhe unë vërtet e vlerësoj gjestin tënd”, ka thënë Guardiola.