​Lukaku zbarkon në Londër për t’u bashkuar me Chelsean VIDEO

Aventura e Romelu Lukakut do të vazhdojë në Premier Ligën angleze me ekipin e Chelseat.

Sulmuesi nga Belgjika tashmë ka arritur në Londër ku nesër pritet t’iu nënshtrohet pjesës së dytë të vizitave mjekësore (të parat i kreu dje në Milano) dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me klubin nga Londra, përcjellë KosovaPress.

Interi e pranoi ofertën e Chelseat prej 115 milionë eurove edhe pse ai ishte pika kryesore që “Neroazzurrët” u kurorëzuan me titullin kampion sezonin e kaluar duke e ndalur ecurin e Juventusit prej 10 sezoneve radhazi.

Në pritje të zyrtarizimit të Lukakut, Chelsea sonte (e mërkurë) do të ballafaqohet me Villarealin për trofeun e Superkupës së Evropës.