​Limaj: Pres sonte nga djemtë tanë të na bëjnë krenarë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, u ka uruar suksese futbollistëve të Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Spanjën.

“Me padurim po pres fillimin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Spanjës. Pres që sonte djemtë tanë të na bëjnë krenarë me paraqitjen e tyre. Suksese djema! Forca Kosova!”, shkruan Limaj në Facebook.

Kosova takohet sonte si mysafire kundër Spanjës në ndeshjen e dytë të grupit kualifikues B për botërorin “Katari 2022”.