​Kusari-Lila: Nuk jam pjesë e VV, statuti nuk e lejon të jem shefe e grupit parlamentar

Mimoza Kusari-Lila ka sqaruar se nuk mund të jetë shefe fuqiplote e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm ushtruese e detyrës së kësaj pozite, siç është aktualisht.

Ajo ka thënë në Rubikon të Klan Kosovës, se pavarësisht se mban pozitën si ushtruese detyre, është e barabartë për nga kompetencat me shefat e grupeve të tjera parlamentare.

“Çështja e ushtrueses së detyrës ka të bëjë me subjektin e Vetëvendosje sepse me statutin e lëvizjes duhet të jesh anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Kjo është për çështje statutore të LVV-së”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por se aty është bashkë me subjektin politik që drejton.

“Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, jam pjesë e Grupit Parlamentar për dy legjislatura, jam në subjektivitetin tim si Alternativë”, është shprehur Kusari-Lila.