​Krasniqi: Koalicioni është stabil nuk ka hapësirë për zgjedhje

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se koalicioni qeveritar është stabil dhe sivjet nuk ka hapësirë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Deputeti Memli Krasniqi thotë nuk kanë vije të kuqe për askënd, por që nuk preferojnë koalicion me të gjitha partitë në Kosovë. Në një intervistë për KosovaPress, Krasniqi thotë dëshirojnë koalicion me partitë që kanë një përafrim ideologji me PDK-në. Në intervistën 45 minutëshe për KosovaPress, shefi i deputetëve të PDK-së thotë se nuk mund të parashikojnë se çka mund të ndodh vitin e ardhshëm, por që sivjet nuk ka hapësirë për zgjedhje.

Sipas tij, koalicioni qeveritar është stabil. Sipas Kransiqit, partnerët e koalicionit po e zbatojnë programin qeverisës dhe se stabiliteti mbi të gjitha bazohet në atë marrëveshje.

Krasniqi thotë se është krejt normale që në një koalicion ku ka disa partnerë, të ketë mendime të ndryshme, por sipas tij, ato nuk nënkuptojnë mospajtime.I pyetur se a ka PDK vije të kuqe për ndonjë parti, Krasniqi thotë se nuk kanë, por që nuk preferojnë koalicion me të gjitha partitë.\

Ai thotë se të gjithë në fund bëjnë koalicion me PDK-në, ani pse vazhdimisht thonë se kanë vija të kuqe.Krasniqi shton se preferojnë që të koalicionet me PDK-në të jenë vetëm me partitë që kanë një përafrim ideologjik.
https://www.youtube.com/watch?v=85BBQiVM-KQ