​Kërkohet pezullimi i shitjes së aseteve publike

Qeveria e Kosovës ka kërkuar sot nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të pezullojë në afat të pacaktuar dhënien me qira dhe shitjen e aseteve publike.

Në arsyetimin e saj, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari tha se AKP duhet të ketë parasysh programin qeverisës.

“Kërkohet nga AKP të pezullojë në afat të pacaktuar për pronat publike. Qeveria duhet t’i kërkojë agjencisë të ketë parasysh programin që mos të ketë qiradhënie”, tha ai.

Kërkesa është përkrahur nga kryeministri Albin Kurti.