Rrahman Jsharaj

Jasharaj: Test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve s’do të ketë, nëse nuk përmbushen kërkesat do të protestojmë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka paraqitur kërkesat e saj në protestën për nder të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në intervistën e dhënë për Ballkani.info, Rrahman Jasharaj, kreu i kësaj sindikate ka kërkuar nga qeveria të reflektojë dhe të plotësojë kërkesat e tyre duke thënë që nuk kanë dëshirë që të rikthehen sikurse në vitin 2022 me protesta masive.

“Kërkesë kyçe që i përfshinë të gjitha brenda një ombrellë, e që në i kërkuam Qeverisë së Kosovës të parandaloj veprimet e tjera sindikale, por kërkesa zë që i kemi dhënë është që të përmirësohen kushtet e punës në institucionet arsimore, e ne fatkeqësisht në mungesë të vullnetit dhe të investimeve të duhura, ne ende punojmë më shkumës dhe me shpuzë. Të gjithë punëtorët e arsimit po ndihen në siklet kur po na dalin rezultatet keq në arenën ndërkombëtare (PISA), dhe se mësimdhënësit duan punë, por duan edhe mbështetje”, ka deklaruar Jasharaj.

Tutje Jasharaj, ka deklaruar se kërkesë tjetër e tyre e që është legjitime, është të ngritët vlera e koeficientit të pagave për 30 për qind.

“Kërkesë legjitime është të ngritët vlera e koeficientit të pagave për 30 për qind, ngase ngritja ironike që e bëri Hekuran Murati (ministri i Financave) nga 105 euro në 110 euro, siguroi diku 28 euro ngritje dhe këtë kërkesën tonë nuk po e bëjmë për t’u pasuruar, por për t’u përballur më lehtë me kërkesat e kohës”, ka shtuar turje Jasharaj.

Ai ka thënë se test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve të Kosovës nuk do të ketë për njohurit e tyre për ata që duan të mbesin me licencën e punës.

“Kemi pasur takim me zëvendësministrin e Arsimit, ai e ka sqaruar dhe e ka pranuar edhe ai të vërtetën e MAShT’it, test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësit e Kosovës nuk do të ketë për njohurit e tyre për ata që duan të mbesin me licencën e punës. Të gjithë kolegët e mi që duan të sfidohen për gradim, pra lëvizja nga një licencë në një gradë tjetër atëherë do t’i kenë kriteret, e mbase mund të ketë jo-test, për njohurit e tyre, por ndonjë provë apo formular për të parë se personi i caktuar a i plotëson kushtet elementare për të hyrë në garën për t’u graduar. Dhe zëvendësministri më ka thënë se cilido mësimdhënës që gradohet pas proceduarave të kryera, do të ketë një lëvizje në pagat e tyre”, tha ai.

Kryetari i SBAShK’ut, Rrahman Jasharaj, i ka lutur anëtarësinë që në këtë vit shkollor të mos ketë greva të gjata ngase ky vit shkollor është dëmtuar mjaft në fillimet e saj në mungesë të teksteve shkollore për një muaj e më shumë./Ballkani.info/

Intervista e plotë: