Vehbi Hyseni

Babai i ‘Strellës’ i quan kriminelë Butën dhe vëllain e tij: E kanë kapur me revole para disa ditësh

Vehbi Hyseni, babai i të ndjerit Gazmend Hyseni (30), i ka quajtur kriminelë Qëndrim Januzin dhe vëllain e tij, reperin Betim Januzi – të njohur me emrin e artit Buta.

Ai ka thënë sot se është befasuar me verdiktin e Gjykatës në Ferizaj që e dënoi me 17 vite burgim Qëndrim Januzin, të akuzuarin për vrasjen e djalit të tij.

Sipas Hysenit, Januzi ka qenë i njohur për përfshirje në akte të dhunshme. Ka thënë se para se t’ia vriste djalin, Januzi kishte qëndruar pak më shumë se një vit në burg për plagosjen e dy nxënësve në shkollë të mesme.

“Ky meriton dënim me vdekje, sepse ky [Qëndrim Januzi] e ka marrë vendimin e ka dënu me vdekje djalin tim. Qatë ditë që e ka dënu me vdekje djalin tim, qatë natë, edhe ky veten e ka dënu me vdekje”. Gjykata duhet ta din, sepse gjykata nuk e ka dënu me vdekje. Kur ta vrasësh personin edhe ti je i vrarë, duhet ta dish këtë. Ky duhet me marrë vendimin maksimal, veç unë jam befasu me vendimin e Gjykatës.. shumë kam pasur besim në ta sepse i kam njoftë si persona. Ky [Qëndrim Januzi] ka qenë edhe si nxënës, i ka plagosur dy nxënës në shkollë – njëri ende është në kolic. Do me thënë, ka pasë vepra më parë që ka gjuajtur me armë, i ka plagos nxënësit, ka ndejtë një vit në burg”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me reperin Buta.

“Ky tjetri, reperi, nëpër muzika nëpër sene shëtitet nëpër shehër duke këndu, e djali im ha dheun”, tha ai në Klan Kosova të martën, derisa shtoi se para disa kohësh reperi është kapur nga Policia me armë.

“Ai s’nin për atë punë. Atë frik e ka zënë Policia – shkoni pyteni Policinë – Butën me një shok me revole me vete. Ata janë kriminela o vlla e në anën tjetër e ka qitë se unë i korruptoj gjyqtarët, i korruptoj prokurorët”, tha ai.

Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella” u vra nga Qëndrim Januzi më 18 maj të vitit 2022 në Ferizaj.

Për këtë të martën, Gjykata Themelore e Ferizajt, dha verdiktin për të akuzuarin Januzi i cili u dënua me 17 vjet burgim.