shije

Patëllxhanë të mbushur – receta për një pjatë plot vlera dhe shije

Receta që AgroWeb.org sjell sot për ju është padyshim, një recetë plot shije dhe vlera për shëndetin tuaj. Një metodë jo shumë e zakonshme, por e thjeshtë në përgatitje. Për ta zbuluar mënyrën e përgatitjes hap pas hapi vazhdoni me tej me leximin.

Përbërësit
3 patëllxhanë
Vaj ulliri
1 qepë
2 speca
300 g mish viçi të grirë
Xhenxhefil
Qimnon
Majdanoz
250 g pure domatesh
150 ml ujë
120 g mocarela
50 g djathë kaçkavall i grirë
Kripë dhe piper për shije
Përgatitja
Qëroni patëllxhanët, më pas i spërkasni me vaj dhe kripë.

Piqini në furrë në 180° për 25-30 minuta.

Prisni imët qepën dhe e skuqeni në një tigan me pak vaj.

Shtoni gjithashtu specat e prerë në copa të vogla, kripë, piper, hudhrën dhe mishin e grirë.

Jepini shije me xhenxhefil, qimnon dhe koriandër.

Gatuajini për 6-7 minuta, më pas shtoni majdanoz të grirë dhe 50 g nga pureja e domateve.

Shtoni 200 ml ujë dhe gatuajini edhe për 15 minuta të tjera.

Në një tavë për pjekje hidhni purenë e mbetur të domateve dhe 50 ml ujë.

Spërkateni tavën me pak kripë dhe vendosni aty patëllxhanët .

Pritini në mënyrë gjatësore dhe mbushini me përzierjen e mishtit të grirë.

Më pas spërkatini me mocarela dhe djathë të grirë.

Piqini në 180° për rreth 30 minuta. /AgroWeb.org