​Ja kush pritet ta zëvendësojë Shaqirin te Liverpooli

Largimi i Xherdan Shaqirit nga Liverpooli është duke u kompletuar dhe lojtari do t’i kryej sot ( e hënë) testet mjekësore me Lyonin për ta zyrtarizuar kalimin në Ligu 1.

Reprezentuesi zviceran e kishte bërë të qartë se ai dëshiron më shumë minuta në fushë dhe kjo dukej e pamundur në “Anfield” për shkak se trajneri Jurgen Klopp kishte alternativa të tjera në sulm para Shaqirit, përcjëllë KosovaPress.

Liverpool pagoi rreth 13 milionë funte për 29-vjeçarin në vitin 2018.

Lyon fillimisht paraqiti një ofertë prej rreth 4 milion funte, ofertë kjo që u refuzua me shpejtësi para se të arrinte një marrëveshje në parim për 9.5 milionë.

Tani, sipas lajmeve nga “The Athletic”, Jurgen Klopp është duke i identifikuar emrat që mund ta zëvendësojnë zviceranin dhe Harvey Elliott dhe Kaide Gordon që janë pjesë e skuadrës së të rinjve të Liverpoolit vlerësohen si zëvendësuesit potencial.

Që të dy lojtarët luajnë në pozicionin e mesfushorit sulmues.