​Hassenhutl flet rreth lotëve pas ndeshjes kundër Liverpoolit – ‘Ishte era’

Tekniku i Southampton është vërejtur duke qarë pas fitores kundër kampionit Liverpool.

Ralph Hassenhutl e pranoi se shpërtheu në lot, pas fitores 1:0 kundër kampionit Liverpool, ku tekniku austriak në formë shakaje tha që lotët i kishte shkaktuar era, dhe jo fitorja emocionuese e ekipit të tij.

Southampton zhvilluan ndeshje kundër Liverpoolit të hënën, ku regjistruan fitore të rëndësishme me golin e vetëm të Danny Ings në minutën e 2’ të ndeshjes.

Pas fitores, Hassenhutl u pa në gjunjë në fushë, ku po ashtu iu vërejtën edhe lotët, të cilët ishin lot gëzimi për austriakun.

“Kishte lot në sytë e mi – për shkak të erës!”, tha në formë shakaje Hassenhutl për “BBC”.

“Kur i shikoj djemtë tanë duke luftuar me çdo gjë që kanë, më bënë të ndihem tejet krenar. Duhet të luash lojën më të mirë kundër një kampioni si Liverpooli, dhe besoj që ne e arritëm atë gjë”, shtoi ai.

Pas fitores 1:0 kundër “Të Kuqve” nga Anfieldi, Southampton ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë ku ka arkëtuar gjithsej 29 pikë, katër më pak se lideri Liverpool me 33 pikë.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur videon ku shihet Hassenhutl pas ndeshjes duke qarë.