​Haradinaj pret profesorin amerikan Daniel Serwer

Shefi i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, ka pasur sot një diskutim të hapur dhe, sicc e cilësoi ai, miqësor, me profesorin amerikan, Daniel Serwer.

Serwer është njohës i çështjeve të Evropës Juglindore dhe të Kosovës në veçanti.

“Në takim këmbyem mendime për proceset politike në vend, si dhe për dialogun me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj në Facebook.