​Gjen portofolin e humbur të një personi dhe nuk e kthen, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pasi i njëjti ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 €, dhe nuk e kishte raportuar askund.

I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…