Dardan Cena e ka mbyllur garimin e tij në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar u mposht nga italiani Manuel Parlati në raundin e dytë në kategorisë deri në 73 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Cena në raundin e parë kaloi pa luftë.

Sot po garon edhe Akil Gjakova i cili e ka fituar përballjen e parë po ashtu në kategorinë deri në 73 kilogramë.