​Filluan punimet në zgjerimin e hyrjes së Veternikut

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, sot mori pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ai tha se ky projekt, i cili është dashur të fillojë shumë më herët, është i domosdoshëm për të përballuar fluksin e veturave që ia mësyjnë Prishtinës.Me qëllim të evitimit sa më të shpejtë të kolonave në këtë zonë, ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që punët të përfundojnë sipas planit dinamik e në harmoni me standardet më të larta infrastrukturore.

Projekti ka kosto rreth 2.5 milionë euro dhe pritet të përfundojë për 155 ditë pune.

loading…