​Detajet e fundit: Nga aksident në rrugën Arllat-Malishevë, një i vdekur e 6 të lënduar VIDEO

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Arllat-Malishevë mbrëmjen e sotme.

Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete ndërsa kanë të mbetur të lënduar edhe 6 persona të tjerë.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat-Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”, deklaroi Ahmeti.