​Dëgjon klithmën dhe i tronditur shikon se si gjarpri gjigant po i tërhiqte të birin – FOTO

Një australian kishte mbetur i tronditur këtë javë pasi një gjarpër rreth pesë metra i gjatë sulmoi djalin e tij 4-vjeçar, duke dashur ta marrë me vete në një kaçubë.

Evan Thompson tha se incidenti ndodhi në Airlie Beach, një vend bregdetar në rajonin Whitsunday të shtetit Queensland.

Ai tha për televizionin australian 7News se u kthye vetëm pasi dëgjoi një ulërimë dhe pa që fëmija i tij ishte sulmuar nga një piton gjigant.

Pitoni është gjarpri më i gjatë në Australi dhe ky zvarranik ishte veçanërisht agresiv gjatë takimit.

“Ishte thjesht një gjarpër masiv. Koka ishte shumë e madhe dhe u fsheh në këmbën e [birit tim]”, tha ai.

“Në atë fazë, ai ishte thjesht po e tërhiqte fëmijën. E dija se duhej të bëja diçka, kështu që vrapova drejt dhe e godita në kokë.”

Amethystine python mund të arrijë gjatësi mbi 6 metra dhe është i njohur për “qëndrimin e tij të ashpër”, sipas një fletë-fakti të botuar nga Australia Zoo.

Për dallim nga disa gjarpërinj të tjerë vdekjeprurës në vend, pitoni nuk vret duke përdorur helm, përkundrazi duke u mbështetur në nofullat e tij të fuqishme dhe aftësitë shtrënguese për të nënshtruar pre.

Në mars të këtij viti, fotot e publikuara nga media ABC treguan një piton të gjatë 6.7 metra që po e hante  një kangur të vogël të tërë jashtë një shtëpie në Mission Beach, Queensland.

Thompson tha për 7News se gjarpri me të cilin luftoi ishte i gjatë së paku 4.6 metra. Ai tha se zvarraniku i rrezikshëm u përpoq të sulmonte disa herë dhe arriti ta kafshojë fëmijën në këmbën e sipërme.

“E dija se thjesht duhej të bëja diçka”, tha babai. “Unë e kapa djalin për nofulle dhe thjesht e përkula aq sa të mund ta largoja gjarprin. Ndërsa doli jashtë (djali im) vrapoi. Gjarpri ra poshtë, por u nis serish drejt djalit im”.

Pitoni u vra përfundimisht me ndihmën e një shoku të Thompson. Fëmija u dërgua në spitalin Mackay për trajtimin e plagës në këmbë dhe tani ai po shërohet.

Queensland është shtëpi për rreth 120 specie gjarpërinjsh, sipas Departamentit të Mjedisit dhe Shkencës, duke përmendur se ata janë thelbësorë për ekosistemin.

Ueb sajti i trashëgimisë botërore në rajon, Wet Tropics nga Queensland, thotë se pitonët janë një specie e rrezikshme – qofshin helmuese ose jo, transmeton KosovaPress.

“Një kafshim nga ky gjarpër mund të rezultojë në një plagë të rëndë. Për më tepër, trupi i një pitoni është pothuajse tërësisht muskulor, kështu që është jashtëzakonisht i fuqishëm. Sapo mbështillet rreth trupit tuaj, nevojiten disa njerëz për ta larguar,” shkruan Wet Tropics.