​Dakiq: Mali i Zi është i gatshëm të ndaj përvojat me Kosovën

Me ceremoni ushtarake, është pritur të hënën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakiq në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Dakiq nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha e po ashtu nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.Dakiq tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO, për çka tha se qëllim i përbashkët është që edhe Kosova të jetë pjesë e saj.Pas takimit me shefin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se është nder dhe kënaqësi që sot ka pritur në takim homologun e tij.

Në këtë takim, Rama tha se kanë diskutuar për bashkëpunimin e tyre bilateral dhe në të njëjtën kohë për ngritjen e kapaciteteve, mbrojtjes dhe sigurisë.Rama tha se shpreson që janë në fazën e tranzicionit dhe se çdo përkrahje e vendeve që kanë kaluar në këto sfida, është e domosdoshme.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakiq, tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO.Ai tha se si një shtet i ri anëtar në NATO, tha se janë të gatshëm të ndajnë të gjitha përvojat me Forcat e Sigurisë së Kosovës, në trajnime e seminare të ndryshme. Veç tjerash, tha se qëllimi i tyre i përbashkët është që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.